×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

RRËFEHET E BIJA E HAJRIE LONDO, KUJTIMET DHE DHIMBJA PËR HUMBJEN E SAJ

E Enjte, 05 Prill 2018 21:54

Hajrie Londo ishte një nga ikonat e filmit shqiptar, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar duke u mundur nga sëmundja. Vajza e Hajries, Klea ka qenë e ftuar në emisionin "Pasdite në Top Channel”, ku foli për kujtimet me të ëmën, ditët e fundit kur luftonte me sëmundjen dhe dhimbjen e madhe që ajo la pas.

Një humbje e tillë është e vështirë për tu përballuar jo vetëm nga familjarët e aktores por për të gjithë ne, që e adhuruam për rolet e saj kinematografike.

Qaj shpesh kur jam vetëm. Nuk dua ta bëj para fëmijëve sepse ata nuk e meritojnë të mërziten. Djali është i vogël, 3 vjeç kur shkuam në shtëpinë e prindërve që nga vera e vjetshme kur unë i shërbeva, e kërkoi të kolltuku i saj: Më thoshte: Ku, ku?. Kurse vajza është më e rritur. Ajo është 12-të. Ia fshehëm si fillim. Por në shkollë i treguan. Nuk më thoshte gjë, por pas disa ditësh e mërzitur më tha: Po nëna nuk është më? M`u desh pastaj t`ia shpjegoja sa më lehtë. Po është shumë e vështirë.

Ndër të tjera Klea rrëfeu se si ajo dhe i vëllai i saj u rritën në prapaskenë, ndërsa e ëma i tyre ishte në xhirime.

Mami na merrte me radhë në xhirime. Për shembull te ‘Përrallë nga e kaluara’ mori vëllain se ai ishte më i vogli. E shijonin të qëndruarin në sheshxhirim, pas skene. Mami ikte për periudha të gjata, edhe kur s`na merrte me vete kishim babin që bëhej burrë dhe grua. Pastaj kur vinte mami na përkushtohej. Dilnim shëtitje.”

Hajrie Londo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Londo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.

"Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur", thoshte ajo.

Modifikuar më Premte, 06 Prill 2018 01:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...