×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Los Rivales” e piktorit Diego Rivera, shitet me çmim rekord në ankand

Premte, 11 May 2018 13:32

Tabloja “Los Rivales” e piktorit meksikan Diego Rivera është bërë vepra latino-amerikane më e shtrenjtë në historinë e ankandeve. Ajo u vlerësua dje me 10 milionë dollarë në New-Jork duke thyer rekordin për një emër tjetër të madh të artit meksikan, Frida Kahlo, që ishte përveç të tjerave bashkëshortja e tij.

(Rivalët), e shitur 9,76 milionë dollarë nga shtëpia e ankandeve ”Christie’s”, shfaq dy burra gjatë një feste tradicionale meksikane. Ajo u pikturua në vitin 1931.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga një vepër e Frida Kahlo shitur në ankand në vitin 2016 për tetë milionë dollarë.

Bëhet fjalë për një tablo që daton në vitin 1939 dhe titulluar “Dos desnudos en el bosque (La tierra misma)”.

Login to post comments