Eugent Bushpepa ka bere nje prezantim te shkelqyer ne Lisbone. Pas votimit te pare te profesionisteve, ai zuri vendin e shtate dhe pas votimit te publikut ka marre 184 pike ne total. Eugenti ka marrë pikë nga Bjellorusia, Gjeorgjia, Maqedonia, Belgjika, Austria, Sllovenia, Islanda, Anglia, Çekia, Irlanda dhe disa shtete tjera, në pjesën e parë të votimit nga juritë e këtyre vendeve.
Shqipëria morri 58 pikë nga votat e publikut. Ky eshte nje sukses per kengen shqipe, pasi votimi popullor behet me shume mbi baza fqinjesie, por votimi real mbetet ai profesionist, ku kenga jone la pas shume kenge e shtete me emer. Gjithsesi gjithcka ishte me dinjitet e na fali krenari e emocione.
Këtu kemi vlerësimin që i dhanë disa shtete Shqipërisë:
Azerbajaxhan (12 pikë)
Mali i Zi (10 pikë)
Portugalia (10 pikë)
Islanda (10 pikë)
Hungaria (8 pikë)
Greqia (7 pikë)
Polonia (7 pikë)
Maqedonia (6 pikë)
Qipro (6 pikë)
Republika Çeke (6 pikë)
Sllovenia (4 pikë)
Serbia (1 pikë)