Një person u ngjit në skenë në kohën kur po këndonte Surie nga Britania e Madhe dhe i rrëmbeu mikrofonin.
Në ato pak sekonda incident ai u shpreh “Nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri”, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë, duke ia rikthyer në kohë rekord mikrofonin këngëtares.
Por, kush është ky personazh? Ai është një reper dhe është me origjinë shqiptare. Quhet Kostandin, por njihet me emrin e artit Dr. A.C.
Reperi njihet për ndërhyrje të tilla në skenë, ndaj është shndërruar në një ikonë televizive në mendjen e britanikëve.