×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Ditënetët e librit”, një festival 4-ditor ndryshe në Tiranë

Hënë, 14 May 2018 17:55

“Ditënetët e librit”, është festivali që do të mbahet në Muzeun Historik Kombëtar është ngjarja që mëton të bëjë bashkë dhe fuqizojë trinomin “Autor – Botues – Lexues”, në një ngjarje e rrallë kulturore dhe edukative, sipas organizatorëve.

Kjo është ftesa që bën poetja dhe artistja e njohur Ilnisa Agolli,e cila është edhe organizatore e Festivali Ndërkombëtar “Ditënetët e Librit”.

 “Arie dhe opera! Me aktivitete e vargje. Me gjuhë franceze. Ruse. Me përkthime të kantautorëve italianë. Me dokumentarë filmikë. Me lexime dhe interpretime. Me promovime. Me prezantime fragmentesh nga letërsia gjermane, spanjolle , greke. Me antologji turke! Me konkurse. Me krijime. Me studentë që do të jenë pasardhës të talenteve të letërsisë shqipe dhe pikturës. Me histori. Me aktorë. Me gazetarë. Me debate. Me dialog pyetje- përgjigje me median. Me shtëpi botuese. Me shkrimtarë . O Perëndi! Me libra. Kujtime dhe rrëfime. Pa orë. Me ditë dhe netë. Ti vetëm eja.”

Në datat 16 deri ne 20 Maj, Klik Ekspo Group – UFI Member, lëviz objektivin drejt Librit: Libri dhe Botimet në një mobilizim gjithëpërfshirës në mbarë Ballkanin, Rajonin e dashur me karakteristikat e përngjashme e veçanësitë, përfaqësuar në këtë pikëtakim përmes shkrimtarëve, botues, industrialistë, përpunues të fjalës së gdhendur në letër, sipërmarrje gjithashtu që kanë lidhje direkte dhe indirekte me fushën e pamatë të Botimit e të Librit.


(Panairi i Librit "Ditënetët e Librit”, festival 4 ditor)

Ky festival do të ravijëzohet duke i dhënë hapësirën e nevojshme stendave të ekspozimit, aq sa dhe hapësirave kolektive për aktivitete gjithëpërfshirëse, me misionin e përbashkët të nxitjes të afrimit me librin. Por çfarë do të bëhet ndryshe në  këtë aktivitet përvec lëvrimit të dhjetera ngjarjeve letrare e artistike:

Organizatorët pohojën se ajo që e bënë të veçnatnë panairin është se tregohet një vëmendje organizative për Ekspozuesin, Botuesit po aq sa dhe Institucionet e Kulturës dhe Arsimit, të cilët përmes një evenimenti të tillë, qëndrojnë më pranë blerësit-lexues-autor; përmes Festivalit u krijohet klima e nevojshme për t’u promovuar, gjetur mbështetje, lidhur marrëveshje të shpejta e afatgjata.
Stendat me oferta ekonomike dhe lehtësirat në pjesemarrje, si rrallëhere në nje Panair Ndërkombëtar, në kremtim të misionit të Klik Ekspo Group & Panairit të Tiranës dhe partnerëve ne organizim, për t’u krijuar mundësinë të gjithë operatorëve të gjejnë zgjidhjet më të volitshme për t’u bërë pjesë e Festivalit.

– Në Ditënetët e Librit, hapësirat dhe kalendari i evenimenteve janë të orientuara nga Vizitori, për t’i dhënë lirshmërinë e protagonizmin e nevojshëm publikut duke qenë pjesë përberëse e vetë ngjarjes kulturore: të rinjtë dhe komuniteti i lidhur me librin dhe kulturën, përfitojne si vlera konkrete përmes librave te blerë ose dhuruar, por edhe vlera të tërthorta të kalimit të kohës së lirë në mënyrë cilësore;

Programi i Festivalit, hartuar me kujdesin se “në harmoni edhe gjërat e vogla rriten” në mënyrë që të gjithë të ndihen të ftuar e protagonistë.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 18:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...