Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vazhduar takimin e përjavshëm.
Pas shfaqjes së një dokumentari në mbrojtje të teatrit, nuk kishte më diskutime. Kjo edhe për faktin se aktorët nuk ishin prezent aty.
Në ndryshim nga javët e tjera kur ata kanë folur duke u shprehur të gatshëm më çdo kusht që ta mbrojnë këtë godinë, kjo e hënë nuk ishte kështu.
Vetëm disa anëtarë të shoqërisë civile kërkuan bashkëpunim mes qytetarëve për hartimin e strategjive të ndryshme në mbrojtje të godinës së teatrit.
Ata lanë takim sërish të hënën tjetër, duke bërë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.