Mes humorit dhe mesazheve të shumta, mbrëmjen e së martës u vendos në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër komedia “Lufta dhe paqja…pa pilaf”.
Një komedi që përcjell realitetin që përjetojnë shumë familje shqiptare. Jemi mësuar të flitet për dhunë ndaj grave, por në këtë vepër flitet për burrat që dhunohen nga gratë.
Mesazhi është i qartë, stop dhunës brenda familjes dhe ndaj kujdo.
Një komedi e shkruar nga At Valentin Rroku dhe me regji të Bruno Shllakut, ndërkohë u vendos në skenë nga aktorët e njohur shkodranë, por edhe të rinj.
Ajo bëri bashkë mjeshtrat e mëdhenj si Zef Deda, Gëzim Kruja, aktoren Drande Xhaj si dhe një kastë të rinjsh.
Kjo është vepra e dytë e shkruar nga Fra Valentin Rroku dhe do te ngjitet edhe për 4 netë të tjera në skenën e teatrit “Migjeni”.