Kumbaro, atentat trashëgimisë kulturore, miratoi pa votat e opozitës pr/ligjin për “Trashëgiminë kulturore dhe muzetë”

E Enjte, 17 May 2018 16:33

Mirela Kumbaro kalon në Kuvend ligjin mbi objektet kulturore, duke lënë jashtë tyre ndërtesën e Teatrit Kombëtar, dhe duke pretenduar se ka futur në lsitë edhe 100 objekte që, sipas saj, nuk egzistonin. Risia e këtij ligji, sipas ministres, është futja në lojë e fonadcioneve kulturore, të cilat do të bashkëmenaxhojnë pasuritë kulturore, një shpikje që u jep të drejtë klientëve dhe miqve të saj e qeverisë që të vënë dorë mbi pasuritë kombëtare, gjoja në emër të meanxhimit, ruajtjes apo restaurimit të tyre.

Në kulmin e debatit mbi Teatrin Kombëtar, Kuvendi votoi sot me 74 vota pro , asnjë kundër dhe dhe asnjë abstenim projektligjin për “Trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk tha asgjë për Teatrin Kombëtar, Velierën në Durrës, kioskën në Butrint, urën e shembur mbi Vjosë, etj, por shtoi se, ”trashëgimia kulturore është pasuri e të gjithëve e ku për herë për herë parë dokumentohen në një punë serioze dhe përpjekje titanike objektet e humbura të trashëgimisë në Shqipëri, një punë e cila nuk ekzistonte që prej vitit 1990.

“Gjatë periudhës 2014-2015 shkuam në të gjithë vendin për të prekur dhe parë se çfarë gjetëm në listën ekzistuese të monumenteve të kulturës, ku 100 objekte të pasurisë kulturore nuk ekzistonin fare ndërkohë që ishin në listë po në territor ishin zhdukur,si dhe një sërë objekte që ishin gati në rrënim total”. Ministrja tha se “përtej ndërhyrjes në emergjencë në operacionet e shpëtimit në mbi 450 objekte në 4 vjet nga Shkodra deri në Sarandë dhe ku mbi 10 qendra të reja historike janë në proces restaurimi si Vunoi, Dhërmiu, Vlora. Dhe vetëm sot në Gjirokastër kemi mbyllur një pjesë të kantierit para se të fillojmë me pjesën tjetër të qytetit e këto falë partneritetit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bankën Botërore”.

Në fjalën e saj Kumbaro tha se disa risi të këtij projektligji janë krijimi i një fondi të ri kombëtar për kujdesin e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e vlerave ,gjithashtu parashikohen forma të reja të administrimit të pasurive kulturore për të cilat procedurat janë të qarta .

Një risi dhe për ligjin shqiptar janë fondacionet kulturore ,të cilat nuk janë shpikje e këtij ligji, por përfshihet si formë e re menaxhimi në pasuritë kulturore me qëllime jo fitimprurëse por si formë bashkëpunimi me partnerë të ndryshëm si bashkitë, donatorët etj”.

Kujtojm; se Kumbaro, për të disatën herë nuk paraqitet në komisionin kuvendor për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ajo  gjen kohë për aktivitete të kota si ato në zyrën e Erion Veliajt, asnjëherë nuk është dukur deri më sot për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ministri është i detyruar të raportojë në Kuvend sa herë e kërkon ky i fundit.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...