105 vjetori i lindjes së Totos, Akademia e Shkencave studim për elitat gjatë regjimit komunist

Premte, 18 May 2018 13:03

Me rastin e 105 vjetorit të lindjes së Drejtorit të parë të Akademisë së Shkencave, Selahudin Toto, sot u organizua një konferencë për rolin e shkencës, elitave intelektuale dhe kërkimit shkencor në vitet e para të regjimit komunist në Shqipëri.

Thelbi i këtyre kërkimeve ishte të kuptohej sesa e “lirë” ka qenë elita shqiptare në vitet 1945-1954.

Kërkimet u zhvilluan në nder të titullarit të parë të këtij institucioni, Selahudin Totos, deputet i dënuar nga regjimi komunist sepse doli kundra ideologjisë marksiste.

Personalitete të tjerë  shumë të rëndësishëm për historinë, shkencën dhe letërsinë e vendit e tonë që do studiohen në kuadër të kësaj qasjeje shkencore janë , Eqerem Çabej, Arshi Pipa dhe Aleks Buda.

Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës Prof. As. Dr. Sonila Boçi thekson faktin se ideologët e Enver Hoxhës detyronin elitat që të mos shkruanin të vërteta por të shkruanin atë çfarë regjimi I detyronte.

“Pjesa më e madhe e e elitës u ekzekutua, por edhe ata që vazhduan aktivitetin e tyre kishin një lloj përndjekjeje ndonëse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë” tha Bocci gjatë fjalës së saj.

t3

Pjesë e këtij projekti janë 5 studiues dhe 5 studentë, ndër studuesit përfshihen Prof,As.Dr. Sonila Boçi e cila është drejtuesja e grupit të kërkuesve dhe Prof. Dr. Nevila Nika, historiane dhe studiuese njëkohësisht stërmbesa e Totos.

Në fund të kësaj konference famijarëve Selahudin Totos ju dorëzua diploma e tij nga përfaqësues të ambasadës italiane.

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 18:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...