×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Jemi shoqëria e homo stupidus stupidus stupidus. Sot vetëm budallenjtë mund të jenë të lumtur “

Premte, 18 May 2018 19:24

Psikiatri i njohur Vittorino Andreoli: “Destruktiviteti, frustrimi dhe pasiguria janë karakteristikat e kohës tonë. Jemi shoqëria e frikën dhe dominon kultura e armikut”

foto4 300x200 73849fbad1

“Jetojmë në një shoqëri të dominuar nga frustrimet. Ndjesia mbizotëruese është ajo e ndodhjes në një mjedis ku ndjehesh i përjashtuar, ndjehesh i pasigurtë, ke frikë. Akumulohet kështu frustrimi, që më pas shndërrohet në zemërim. Dhe e dini se ku të çon zemërimi? Të çon tek dëshira për të shqyer gjithçka. Koha jonë nuk është e dhunshme, është destruktive”.

Vittorino Andreoli, psikiatër i njohur dhe shkrimtar prodhimtar, reflekton kështu mbi bashkëkohësinë dhe mbi njeriun. E bën në romanin e tij të fundit, i paraqitur në Sallonin e Librit në Torino, “Il silenzio delle pietre” (shtëpia botuese Rizzoli, fq.328). “Nuk beson në ndarjen kategorike midis romaneve dhe eseve”, specifikon ai. Jo rastësisht, libri është një narrativë e gjatë e vendosur në vitin 2028: kohët nuk janë më të njëjtat, njeriu nuk është më i lirë të zgjedhë, por ka vetëm opsionin e bekuar të mërgimit. Që bëhet mitik dhe narrative, kur rezulton vullnetar dhe skocez. “Protagonisti im, vazhdon Andreoli, arratiset nga gjithçka. Arratiset na zhurmat, nga internet, nga bota virtuale që e frikëson dhe i ha kohën, duke e penguar që të mendojë. Arratiset në një vend ku njeriu nuk është akoma. Zgjedh një gji të mrekullueshëm, në natyrë, për të shpëtuar nga kjo shoqëria e jonë e të frustruarve”.

Keni folur për dhunë dhe për destruktivitet. Çfarë ndryshimi ka?

Dhuna është e finalizuar që t’u shkaktojë dëm të tjerëve. Njeriu është xheloz, pasi është dikush që i ka marrë objektin e dashurisë, dhe hakmerret dhunshëm për këtë: e vret. Por, me realizimin e këtij qëllimi, dhuna bie.

Po destruktiviteti?

Destruktiviteti është në fakt tendenca për t’u bërë dëm jo vetëm të tjerëve, por edhe vetëvetes. Vriten bashkëshorte, fëmijë dhe pastaj vritet vetja. Është një apokalips i vogël dhe është shumë i shpeshtë në familjet e sotme.

Po jetojmë një kohë destruktive edhe për politikën?

Ekziston dëshira për të bërë luftë, për të maskuar situate personale, për të bërë armë, për të ushqyer arsenalet bërthamore. Ka atmosferë lufte dhe lufta është destruktivitet. E theksoj: destruktiviteti është karakteristika themelore e kohës tonë.

Cilat janë të tjerat?

Frustrimi dhe pasiguria. Jemi shoqëria e frikës. Dominon kultura e armikut.

Çfarë sjell kjo gjë?

Kjo vret shpresën e besimin dhe promovon të qëndruarin vetëm.

Po pastaj?

Shiko, ka ekzistuar periudha e arësyes, e iluministëve e ideologjive të mëdha, kurse tani…

Tani?

Tani kemi periudhën e budallallëkut.

Pse thoni kështu?

Sepse qeveris iracionaliteti! Dominon absurdja. Nuk ka sens të etikës. Më keq se kështu… Dhe, si pasojë e budallëkut, kemi regresin në njeriun pulsional.

Kujtoja se i përkisnim homo sapiens sapiens.

Jo! Në këtë moment historic në të cilin dominon absurdja, ne jemi homo stupidus stupidus stupidus.

Për çfarë motivi?

Të gjithë mendojnë për veten. Askush nuk mendon se jemi një shtet dhe ky është budallallëku. Nëqoftëse sot njeriu nuk është stupidus, nuk mund të jetojë në këtë shoqëri.

Si shpëtohet nga kjo situatë?

Duke bërë si protagonisti i romanit tim, që shkon në një botë shumë të bukur ku nuk ekzistojnë komendatorë. Ku nuk ekziston njeriu, gjeneza është ndalur në ditën e pestë, pasi Ati Ynë është shumë inteligjent dhe në një pjesë të botës nuk e ka bërë njeriun.

Ku përqëndrohet budallallëku sot?

Tek pushteti. Pushteti sot është prej përkufizimi budalla. Unë e përdor pushtetin si fjalë: mundem, pra bëj. Dhe bëj sepse mundem. Pushteti është aspekti më i qartë i budallallëkut.

Ju konsideroheni një njeri me pushtet?

Jo. Kam shkruar për Askushët, ata me a të madhe, pasi në këtë shoqëri ka që nuk janë budallenj dhe këta janë Askushët. Unë jam askush, pasi nuk kam asnjë lloj peshe.

Ama ju peshoni…

Duke qenë Askush, nuk duhet të pranoj kompromise. Askush është ai që është, por është sikur të mos ishte. E dua këtë shoqëri, atë të përbërë nga persona shumë të bukur që nuk kanë asnjë lloj peshe.

Nuk keni asnjë lloj peshe, ama është dikush, komiku Gene Gnocchi, që ju imiton në televizion.

E kam parë kohë më parë. E konsideroj humorizmin dhe ironinë si mbrojtëse. I ndihmojnë njerëzit që të mbijetojnë. Unë i dua të çmendurit, e konsideroj çmendurinë të mrekullueshme, njerëzore dhe ai që kam kërkuar gjithmonë është njeriu difektoz. E kam kërkuar gjithmonë me një armë: ironinë. Edhe pse nuk e kam takuar ndonjëherë, e konsideroj Gene Gnocchi shumë të zotin.

Vite më parë, bashkë me Andrea Purgatori i bëtë një diagnozë tashmë historike vendit tonë. A mund ta azhurnojmë këtë diagnozë?

Italia vetëm është përkeqësuar, pasi nuk është kuruar kurrë.

Po italianët?

Jemi bërë mazokistë të lumtur: jetojmë në një rrezik konstant dhe të rëndë ekonomik e social, por jemi të aftë që të dëfrehemi.

Po pastaj?

Jemi të frustruar. Të mbushur plot zemërim. Charles Darwin fliste për instinkt, por ne po bëjmë regres në epokën e pulsionalitetit. Shikoni përreth.

E bëj çdo ditë.

Ja: tashmë nuk ka etikë, por ekzistojnë komitetet e etikës. Dominon un-i dhe jo ne-ja. Unë dua këtë. E dua, e dua, e dua.

Në këtë kontekst, besoni se është domethënëse rritja e dhunës ndaj grave?

Nga pikëpamja antropologjike, gruaja ka qenë gjithmonë preja e burrit. Solomoni, që ishte urtësia e popullit, thoshte: “Më e tmerrshme se vdekja është gruaja, vetëm burri i frikësuar i Zotit mund t’i shpëtojë, ndërsa mëkatari është i mundur, i mbaruar”.

Çfarë ka ndodhur më pas?

Pastaj ka ardhur Krishti, që gratë i ka respektuar. Ka qenë kultura ajo që me luftë i ka dhënë vlerë gruas, feminilitetit, rezistencës së saj. Por nëqoftëse biem tek mashkulli pulsional, atëhere gruaja kthehet e bëhet preja.

Ditë më pare, në Cannes, 83 aktore kanë parakaluar në heshtje, në shenjë proteste ndaj industrisë kinematografike dhe diskriminimit gjinor. Çfarë mendoni për atë lëvizje globale që është #MeToo dhe për pasojat e pashmangshme që do të ketë mbi të tashmen?

Gruaja ka nevojë akoma për një lëvizje të fortë. Kujtoj akoma se mora pjesë në marshimin historik të grave nga Central Park deri në Broadway. Ama sot gruaja nuk duhet të bëjë gabimin e feminizmit të viteve ‘70.

Cilin?

Të përjashtojë burrin. Duke qenë se e ka bërë në të kaluarën, nuk ka shans që të rritet. Lëvizjen, siç thoshte ajo gruaja e madhe që ishte Ida Magli, duhet ta bëjmë bashkë. Përndryshe burri do të mbesë kulturalisht i shkëputur. Do të mbesë një njeri i vogël.

Ju si ndjeheni?

Unë jam një i trishtuar i gëzuar.

Ma shpjegoni dot më mirë?

Sot flitet vetëm për lumturi, por lumturia është diçka individuale. Është një njdesi positive, e pëlqyeshme, që i përket un-it. Kurse gëzimi i përket një gjendjeje që ka të bëjë me ne: Un-i bashkë me tjetrin. Transmetohet dhe përftohet, por ka të bëjë gjithmonë me një grup. Sot vetëm budallenjtë mund të jenë të lumtur.

Për çfarë motivi?

I përkasim një shoqërie mjaft komplekse, sepse nuk merret në konsideratë gjendja e të tjerëve. Si ia bën një njeri të jetë i lumtur nëse çdo ditë sheh të tjerë që vuajnë?

Nuk e di.

Unë nuk vlerësoj shumë persona, por ai burri nga Nazareth, ai Njeriu me n të madhe, ai mësonte gëzimin. Kurse sot gjithçka është ndryshe.

Në çfarë kuptimi?

Sot nuk ekzistojnë më padronët e tokës, të imobiliareve, por ata të njerëzimit. I tregon shumë mirë Avram Noam Chomsky.

Kush janë këta padronë?

Ekonomia varet nga rreth 20 – 25 persona. Pjesa më e madhe e Askushëve mezi e shtyn, ndërsa disa nuk dinë të jetojnë sepse kanë shumë.

Për shembull?

Mark Zuckerberg! Herën tjetër shikoje mirë: ka humbur 100 miliard dollarë në një ditë. Dhe çfarë ka thënë? “Nuk është asgjë për mua”. Ja, kështu bëhem i trishtuar dhe pak i zemëruar. Dhe është gjë e mirë.

Për çfarë motivi?

Sepse deri kur do të vazhdoj të indinjohem, do të vazhdoj të shkruaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...