×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Danny Boyle dhe Daniel Craig sërish bashkë në “Bond 25”

Premte, 25 May 2018 21:34

Regjisori fitues i një statueje “Oscar”, Danny Boyle do të ribashkohet me Daniel Craig për filmin më të ri “Bond”, që duhet të mbushë kinematë tetorin e vitin 2019.
Ekipit i bashkohet një tjetër emër i njohur, skenaristi i “Trainspotting”, John Hodge. Xhirimet nisin më 3 dhjetor në studiot “Pineëood” të Mbretërisë së Bashkuar.

Producentët Michael G. Ëilson dhe Barbara Broccoli e përshkruan Boyle si “jashtëzakonisht të talentuar” dhe u shprehën absolutisht të kënaqur nga fakti që do të punojnë me të.

“MGM” e prezanton filmin nisur nga 8 nëntori 2019, që do të thotë se do të kenë kaluar plot 16 vite që kur kompania nxori filmin e fundit të saj mbi agjentin sekret më të famshëm të botës, “Die Another Day”.

Pasi e la publikun në pritje për një kohë të gjatë, Craig e konfirmoi më në fund gushtin e vitit të kaluar se do të rikthehej për “Bondin” e tij të pestë.

Kostumin e superagjentit 007, ai e ka veshur më parë te ”Casino Royal”, ”Quantum of Solace”, ”Skyfall” dhe ”Spectre”. James Bondi do të elektrizojë kështu kinematë botërore për të 25-tën herë, e për të shënuar këtë përvjetor është vendosur që edhe emri i filmit të fundit të kremtojë çerekshekulli e ekzistencës të personazhit të adhuruar na publiku, ai do të quhet “Bond 25”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...