Muzeu Kombëtar ka marrë rolin e Galerisë Kombëtare të Arteve

Hënë, 28 May 2018 08:24

Ka kohë që MHK ka marrë rolin e GKA, pasi prej kohësh aty nuk po ekspozohen e nuk ka gjallërinë e dikurshme. Mesa duket në GKA po bëhet shkencë…?!

Ndaj edhe ekspozita e radhës e piktorit dhe skenografit Roland Karanxha u hap në MHK, ashtu si shumë ekspozita të tjera, kohët e fundit. Ekspozita "Vazhdimësi" me 114 punime prezantohet për publikun në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë ekspozitë personale piktori Roland Karanxha përfaqësohet me punime, të cilat sjellin për të gjithë artdashësit peizazhet, portretet, natyrat e qeta dhe të gjitha eksplorimet e tij, që ka bërë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në sitet shqiptare kulturore dhe kudo që e bukura i ka tërhequr syrin prej artisti. Piktori Roland Karanxha, i cili ka një aktivitet të njohur në art, tregon se në synim kryesor në punën e tij ka pasur krijimin e një individualiteti artistik. “Në mozaikun përmbledhës të karrierës sime profesionale, si synim parësor kam pasur pasqyrimin dhe krijimin e një individualiteti artistik origjinal, që karakterizon personalitetin tim dhe të punës time”, pohon artisti, që këtë herë vjen për publikun me ekspozitën personale “Vazhdimësi”.  Në Muzeun Historik Kombëtar janë prezantuar 114 punime të piktorit, i cili bashkë me ekspozitën e tij personale bëhet pjesë e jetës artistike të Tiranës. Piktori Roland Karanxha tregon se në rrugëtimin  e tij me krijimtarinë në art vlerësimet në pikturë kanë qenë shoqëruese. “Synimi përfundimtar i rrugëtimit tim artistik ka qenë pjesëmarrja në evente apo fitimi i çmimeve të ndryshme  aq sa ka qenë formimi i profilit artistik të dallueshëm, i cili do të ishte njëkohësisht marka R.K”, vijon artisti. Në vijim të aktivitetit të tij artistik piktori Roland Karanxha ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare  në Tiranë, mes tyre dhe dy ekspozita që janë personale. Por me veprën e tij në art ai është pjesëmarrës dhe në ekspozita të tjera të përbashkëta me autorë. Veprat e tij janë prezantuar dhe në ekspozita në Greqi, Maqedoni, Bullgari Rumani, etj. Një vit më parë në Tiranë piktori prezantoi një tjetër ekspozitë me veprat e tij në galerinë e artit FAB këtë herë nën titullin “Arratia e mendimit”. Në FAB vitin që kaloi piktori prezantonte 71 tablo pikture në akrilik. Peizazhe nga Korça, ky qytet në dimër, Pogradeci, Driloni, apo dhe tablo me tema të tjera sociale u prezantuan në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura për publikun.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...