Qeveritarët serbë ende mendojnë se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë e nyjës së Kosovës, por që Perëndimi kategorikisht e kundërshton këtë opsion.
Mesazhi i djeshëm i kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se ”fuqitë e mëdha, nuk kanë ndërmend ta njohin Rezolutën 1244, që do të thotë se kemi shumë pak mundësi të veprojmë diçka”, me këtë është menduar për publikun e brendshëm dhe për Perëndimin, përpara fazës së ardhshme të negociatave për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, njofton Danas.
"Vuçiç ka përgatitur kohët e fundit publikun në Serbi se një katastrofë e plotë me Kosovën është e mundur, ku në këtë rast është e mundur të arrihet një pozicionim i ri gjeostrategjik i Serbisë, në kuptimin e një përqendrimi më të madh ndaj Rusisë", thonë analistët serbë për Danas, transmeton RTK.
Vuçiç ende shpreson për një koncesion të caktuar nga Perëndimi, se Perëndimi, duke përfshirë SHBA dhe BE, do të vlerësojë se është më mirë që, për ta për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, Serbia të mos futet në një përqafim edhe më të fortë me Rusinë.