Delegacion i gjerë lobues në Evropë për heqjen e vizave për Kosovën

E Enjte, 07 June 2018 08:56

Shoqëria civile dhe mediat në Kosovë i janë drejtuar me një letër të hapur Komisionit Evropian që të japë rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për Kosovën

Një delegacion i gjerë i Kuvendit të Kosovës këtë të enjte udhëton për në disa vende të BE-së për të lobuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Delegacioni kryesohet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe aty do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga të gjitha grupet parlamentare të pozitës dhe opozitës dhe pakicave kombëtare. Ky tur lobues ndodh vetëm pak ditë para së Komisioni Evropian ta publikojë raportin rreth liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ku akoma nuk dihet nëse Komisioni do të rekomandojë heqjen e vizave për Kosovën këtë vit.
Haradinaj: Në fund të vitit besoj se hiqen vizat
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është i bindur që në fund të qershorit Komisioni Evropian do të japë datën se kur hiqen vizat për Kosovën. "Në fund të vitit besoj se hiqen vizat. Presim që në qershor të jepet rekomandimi pozitiv. Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh”, thotë Kryeministri Ramush Haradinaj.
Kujdes me premtimet...
Por, ishte zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, eurodeputeti gjerman Rainer Wieland, i cili tri javë më parë gjatë një vizite në Kosovë, porositi udhëheqësit politikë kosovarë "që mos të bëjnë premtime me data se kur do të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën”, por, të punojnë dhe të vazhdojnë të angazhohen në përmbushjen e kritereve evropiane.
"Iu rekomandoj të gjithëve që të mos bëjnë premtime, siç është rasti me liberalizimin e vizave. Aktualisht topi është në anën e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe jo Parlamentit Evropian”, pati thënë në Prishtinë, Rainer Wieland.
Ndërsa raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes thotë se "për vonesën në liberalizimin e vizave, faji duhet kërkuar tek  Kosova e jo tek BE-ja”. Sholtes u shpreh për këtë çështje të merkurën në Prishtinë. "Liberalizimi i vizave realisht është vonuar shumë, por mos e fajësoni Bashkimin Evropian për mos liberalizim, sepse Kosova është vonuar dy vite dhe është dashur që këtë proces ta kryejë të njëjtën kohë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”, tha Sholtes.
Letra e shoqërisë civile dhe medieve
Megjithatë kreu i diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli, thotë se në fund të muajit qershor Komisioni Evropian do ta publikojë raportin për vizat dhe ai raport do të jetë pozitiv për Kosovën. "Deri në fund të muajit, kemi raportin që do të jetë pozitiv”, është shprehur Pacolli. Për t'u siguruar që Komisioni Evropian të japë rekomandim pozitiv për heqjen e vizave për Kosovën, me një të letër të hapur ju kanë drejtuar këtij mekanizmi edhe dhjetëra përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe medieve të Kosovës.
Në letër përmenden katër arsye kryesore:
1: Qytetarët e Kosovës janë të vetmit, nga i gjithë rajoni, ndaj të cilëve aplikohet regjimi i vizave Shengen, me gjithë vullnetin tonë shoqëror që kemi për procesin e integrimeve evropiane.
2: Shoqëria kosovare ka humbur shanse të mëdha për transformim të bazuar në modele evropiane për shkak të privimit nga mundësia që të shkëmbehen përvoja me qytetarët e shteteve anëtare të BE-së.
3: Izolimi i të rinjve shihet si faktor shtytës për përfshirje në organizata radikale e ekstremiste, sidomos ato me bazë në Lindjen e Mesme.
4: Kosova i ka plotësuar kriteret e matshme të dala nga procesi i liberalizimit të vizave, thuhet në letrën e shoqërisë civile dhe medieve, dërguar Komisionit Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian.
Data e rëndësishme
Në letër po ashtu thuhet se "Çdo shtyrje eventuale e vendimit të Këshillit për liberalizimin e vizave, do të dëmtojë rëndë ambicien e shoqërisë kosovare për integrim evropian dhe do të përjetohet gjerësisht si diskriminim ndaj qytetarëve të Kosovës edhe në raport me rajonin”.
Kosova është i vetmi vend evropian ku qytetarët e saj akoma nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Në vitin 2012 Kosova mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe që nga ajo kohë ka vazhduar që të përmbushë kriteret e kërkuara. Kriteret e fundit që me ngulm kërkoheshin të plotësohen nga Komisioni Evropian, janë rezultatet e prekshme në luftë kundër korrupsionit dhe ratifikimi i shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, ratifikim ky që ndodhi në parlamentin e Kosovës dy muaj më parë.
Një delegacion faktmbledhës i Komisionit Evropian ishte në Kosovë disa javë më parë, ndërsa rezultatet se a i ka përmbushur Kosova të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave do të dihen në fund të këtij muaji, kur Komisioni Evropian të publikojë raportin për Kosovën.

hara.jpg

 

 

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 09:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...