Nje grua nigeranie e cila është përdhunuar nga katër shqiptare te Kosoves në një shtëpi të Ëelschnofen (Tiroli Jugor), ka identifikuar agresorët e saj para trupit gjykues, shkruan Tagblatt Dolomiten.
Ajo ka treguar gjithcka ka ndodhur dhe ka fajesuar të katër burrat me origjinë nga Kosova, se e kanë “dhunuar gjatë gjithë natës”.
Nigeranja punonte si prostitute dhe fillimisht ishte thirrur nga njëri prej tyre, ndërsa më pas ky i fundit kishte thirrur edhe tre shokë tjerë, transmeton albinfo.ch.
Katër personat ndodhen në paraburgim, pasi Gjykata nuk ka menduar t’ua lehtësojë dënimin.
Ngjarja ka ndodhur natën mes 3 dhe 4 majit në Tirolin Jugor dhe eshte zbuluar me pas nga policia pas denoncimit. Pas ngjarjes, gruaja nga Nigeria ka paditur katërshen te autoritetet policore, të cilët kanë nisur hetimet.
Të katër burrat, të cilët punonin në ndërtim, akuzohen për dhunim seksual në grup dhe ndodhen në paraburgimin e Bozner.