Eurodeputetja e Greqisë ankohet për grekët në Shqipëri

Premte, 13 Prill 2018 13:42

Eurodeputetja greke Elias ka thënë që Shqipëria nuk zbaton ligjin për të drejtat e minoriteteve. Ligji-kuadër “Për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve” që votoi Shqipëria u krye për të krijuar përshtypjet dhe të përmbysë mospëlqimin e BE-së shkaktuar nga prishjet e objekteve private të grekëve në Shqipëri, përmendi në një pyetje të saj Eurodeputetja e ELIA-së Eva Kaili tek komisioneri kompetent, Johannes Hahn.

“Në thelb, ligji prek tërthorazi, por dhe qartazi të drejtat e minoritetit grek, pasi mbeten pengesat në identifikimin e anëtarëve të saj, në mundësinë e përdorimit të gjuhës greke në jetën publike, në mundësinë e edukimit në gjuhën greke. Ai gjithashtu lë të pazgjidhur problemin mbi pronën dhe vazhdon të mos e njohë – diçka e paparë në të drejtën ndërkombëtare- si një pakicë, zonat me komunitete të shumta greke që ndodhen jashtë kufijve të bashkive Dropull dhe Finiq, siç është Himara dhe fshatrat greke në Vlorë”.

Më pas ajo vazhdon duke thënë se Shqipëria nuk mund të anëtarsohet në qoftë se vazhdon të shkeli këtë ligj. “BE-ja në kriteret e përcaktuara në raportet vjetore të progresit si parakusht për kursin e anëtarësimit të Shqipërisë përfshin respektimin e të drejtave të pakicave. Fakt që Shqipëria kërkon formalisht të përmbushë minimalisht me ligj – kuadër pa zgjidhur problemet ndërsa krijon të tjera për minoritetin grek me dispozitat e njohura të këtij legjislacioni dhe me praktikat e zbatuara (prishjet, ndalesat etj).”

Komisioni shtron pyetjen:
1. Si synon të trajtojë çështjen e krijuar në lidhje me minoritetin grek dhe fenomenin që Shqipëria është i vetmi vend që përcakton gjeografikisht pakicat? A do të kërkojë Komisioni korrigjime në lidhje me të në ligjet që pritet të zbatohen?

  1. 2. Konsiderohet se Komisioni është kujdestari i Traktateve dhe parimeve të BE-së, pra, për të siguruar respektimin dhe zbatimin e tyre. Prandaj, a është e mundur që Shqipëria të diskutojë dhe mbi çfarë baze për praktikat e mësipërme?
  2. 3. A është i vetëdijshëm Komisioni për raste të tjera të ngjashme ku kemi një përkufizim gjeografik të pakicave?
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...