Çfarë vendosi qeveria amerikane për emigrantin shqiptar që iu bllokuan 58 mijë$

Saturday, 09 June 2018 18:19

Rustem Kazazi emigroi drejt Shteteve të Bashkuara me shpresën që një ditë të rikthehej në shtëpi, të shiste banesën e vjetër e të blinte një vilë të vogël në bregdet.

Për këtë arsye, së bashku me familjen e tij, punuan e kursyen. Sakrificat mbërrinin deri aty sa të mos abonoheshin në platforma televizive, e bënin nga tre punë që të linin para mënjanë.

Por vitin e kaluar, kur Rustemi përgatitej të fluturonte drejt Shqipërisë për ta bërë realitet dëshirën e hershme, autoritetet doganore amerikane ia konfiskuan në aeroport shumën e mbledhur me mundim përgjatë këtyre viteve.

Pas një kalvari të gjatë në dyert e drejtësisë, qeveria amerikane tani ka vendosur t’i kthejë pjesën më të madhe të parave, por për familjen Kazazi, diçka është thyer.

“Ajo qe ndodhi ishte tronditese, sepse ne nuk kishim bere asgje te gabuar. Gjerat nuk jane me njesoj tani. Vuajtem shume.”, shprehet Erald Kazazi, djali i Rustemit.

58.000 dollarë kesh iu morën kryefamiljarit në bazë të atij që njihet si procesi i konfiskimit të aseteve civile, i cili i lejon autoriteteve të sekuestrojnë pasuri atëherë kur dyshojnë se një person mund të ketë siguruar para apo objekte në mënyrë të paligjshme.

Ndjesia e krijuar tek familja Kazazi ishte ajo e fajit pa faj: ke para me vete, pra do e kesh bërë një shkelje. Procesi i konfiskimit është kritikuar nga grupet e të drejtave civile, që thonë se ai lë shteg për abuzim.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 09:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...