Në oborrin e Lidhjes së Prizrenit është vënë gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.
Në ceremoninë e gurthemelit morën pjesë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Rifat Jashari nga familja Jashari, si dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë është bërë edhe hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.