Nga Marjan Cubi
Qendra Nënë Tereza, pranë Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës" e nderuar për aktivitetet kombëtare nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me dekoratën e lartë "Mjeshtër i Madh" e ka kthyer në traditë të përvitshme organizimin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore Shqiptare “Albanian Cultural Heritage” në fillimit të muajit qershor. Edhe këtë vit festa u organizuar të dielën e parë të qershorit, me datë 3, në Parkun madhështor në Kensico Dam Plaza, Valhalla, Ëestchester,NY plot bukuri natyrore- aty ku shqiptarët cdo fillim maji përkujtojnë heroi Nik Mrnacaj. Parku ishte si në festë, i zbukuruar me flamujë të shumtë shqiptarë e amerikanë,i hijeshuar përvec gjelbërimit natyror edhe nga veshjet plot kolorit me kostume kombëtare e bluza me simbolikën e Flamurit Kuq e Zi. Kjo traditë është e mbartur për dekada të tëra këtu në Nju Jork.
Ishin më shumë se 4 mijë bashkatdhetarë të ardhur jo vetëm nga Nju Joku, por edhe nga shtetet e afërt si CT dhe NJ. Gati i gjithë Kombi shqiptar ishte ay, nga veriu në Jug. Të gjitha krahinat etnike përfaqësuan Kombin shqiptar me tradita e kulturë të lashtë. Të gjitha moshat u përfshinë në festën e bukur të traditave kombëtare dhe përjetuan emocionalisht bukurinë e valleve, këngëve, garave sportive, kuzhinën e shijshme shqiptare etj. Bizneset po ashtu u ekspozuan në tenda të vecanta. Dukej se në mjedise organizohej një panair shqiptar.
Festa e këtij viti ishte madhështore edhe për faktin se koha ishte e bukur, me diell dhe të gjitha aktivitetet e planifikuara në kalendarin e kësaj dite u zhvilluan konform kalendarit. Dom Pjetri, famullitari i palodhur i Kishës "Zoja e Kodrës" tek mori pjesë në këtë ditë të trashëgimisë Kombëtare, tha se ruajtaj e traditave, kulturës, përcjellja e tyre tek brezi i ri, tek fëmijët e lindur në Amerikë, është obligim kombëtar. Ai tha se edhe koha ishte në favor, madje ishte lutur gjatë meshës për këtë qëllim.
Komisioni organizator , i kryesuar nga Fran Çota, ishte në krye të veprimtarive të shumta, ku ishte fokusuar Dita e Traditave. Krahas zhvillimit të garave në shumë lloje sporti, u organizua dhe në miting celebrues, që u hap nga famullitari dom Pjetër Popaj. Në fjalën e tij përshëndetëse famullitari dom Pjetër Popaj falenderoi pjesmarrësit e shumtë në këtë festë kombëtare të Trashëgimisë Kombëtare Shqiptare, në ditën plot diell, në këtë park madhështor plot bukuri natyrore, falenderoi komisionin dhe të gjithë veprimtarët që ishin në krye të përgatitjeve dhe ata që drejtuan garat dhe koncertet e bukura. Si gjithëmonë priu grupi i valleve"Rozafat" i përgatitur nga Mjeshtrja e Madhe, koreografja e palodhur Angjelina Nikaj. Dom Pjetër Popaj përgëzoi fëmijët e veshur bukur me kostumet kombëtare nga krahina të ndryshme shqiptare si dhe për vallet e bukura që kërcyen.
Në ditën e Traditave shqiptare, pjesmarrësit u përshëndetën edhe nga Shefi Ekzekutiv i Ëestchester County, z. Latimer, i cili edhe kishte mundësuar lejen e organizimit të veprimtarive, duke e vënë Parkun në dispozicion të shqiptarëve.
Një përshëndetje të vecantë u ka drejtuar pjesmarrësve dhe i ka përgëzuar për ruajtjen e traditave Kombëtare këtu në SHBA, ish Kongresmeni repubikan, Joe DioGuardi, zëri i fuqishëm i shqiptarëve në Ëashington e më gjerë.
Në pistën plot hapsirë natyrore të parkut u vallëzua dhe u këndua shqip për orë të tëra. Grupi muzikor i kryesuar nga këngëtari Hajro Ceka, përherë i pranishëm në veprimtaritë e Qendrës Kulturore Nënë Terza, u tregua si përherë i palodhur dhe me reportorine tij të pasur i argëtojë pjesmarrësit. Edhe këngëtarja e talentuar Violeta Vokrri u duartrokit për zërin e bukur dhe repertorin e pasur. Koncerti i këngëtarëve u shoqërua me valle. Shumë valltarë dhe këngëtarë e gjallëruan festën e traditave. Faleminderit të gjithëve! U takofshim sërish pas një viti me një program artistik të pasur dhe me gara të forta sportive! *Nje pjese e fotografive u moren nga faqja e Kishes "Zoja e Shkodres". Dielli
Autori eshte Kryetari i Qendrës Kulturore "Nënë Tereza"