Një ngjarje kriminale me pasojë plagosjen ka ndodhur në Itali. Një 48-vjeçar shqiptar mësohet se ka goditur me thikë gruan e tij 28-vjeçare.
Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në sy të dy fëmijëve të vegjël, një vajze dhe një djali. Gruaja është kuruar në spital për shkak të plagëve që kishte marrë në trup, si pasojë e goditjes.
Sipas mediave vendase, shqiptari 48-vjeçarë është arrestuar nga Policia.
Ndaj tij rëndojnë tre akuza: “lëndime të rënda trupore”, “dhuna në familje” dhe “kërcënimi”.
Fëmijët e vegjël të çiftit mësohet se i janë besuar një të afërmi.
Si ka ndodhur ngjarja:
Agjentët e policisë kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe kanë kanë shkuar në vend.
Ata kanë ndërhyrë në kohë duke neutralizuar burrin dhe shmangur një tragjedi të mundshme.
Bashkëshortët fillimisht ishin konfliktuar me njëri – tjetrin në banesë.
Një hipotezë është se gruaja donte të mbronte vajzën nga dhuna e të atit. Fqinjët kanë dëgjuar britmat që vinin nga banesa në orën 22.00 dhe menjëherë njoftuan karabinierët.
Raportohet se burri në gjendje të dehur dhe në gjaknxehtësi e sipër ka marrë thikën në kuzhinë e ka nisur të qëllojë gruan në pjesë të ndryshme të trupit, por për fat të mirë nuk e ka qëlluar në pjesët vitale për jetën.
Thika u mbajt si provë nga agjentët.