Jovanoviq: Serbia e pamundur të ndjek politikën “Edhe Kosova edhe Evropa”

Tuesday, 12 June 2018 08:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Millosh Jovanoviq, tha sot se është e pamundur që Serbia ndjek politikën “Edhe Kosova edhe Evropa”, duke shtuar se partia e tij 10 vjet më parë e ka thënë këtë, sepse Bashkimi Evropian si kusht për anëtarësim kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Vuk Jeremiqi, Daçiqi dhe Tadiqi me vite të tëra thanë Kosova dhe Evropa, por në qoftë se qeveria aktuale në Serbi dhe Vuçiq e njohin pavarësinë e Kosovës, do të mundësojnë që ajo më nuk është një shkëputje paligjshme”, tha Jovanoviq në Raditelevizionin e Vojvodinës.

Ai ka pyetur presidentin e Serbisë, kur do të dalë me planin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe paralajmëroi se ai që do të fillojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, përveç përgjegjësisë historike, do të bartë dhe përgjegjësi penale, përcjell Telegrafi.

Lideri DSS tha se presidenti Vuçiq po i frikëson qytetarët e Serbisë, në mënyrë që “të ziejë bretkosën”, në mënyrë që opinioni të detyrohet për të pranuar njohjen e pavarësisë së Kosovës si të pashmangshme.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë, e udhëhequr nga DSS, në vitin 2007 refuzoi propozimin e Ischinger për një marrëveshje që do të ishte e ngjashme me marrëveshjen e dy Gjermanive, dhe sipas së cilës Kosova do të merrte ulësen në OKB.

“Nëse Vuçiq pranojë shkëputjen e Kosovës, askush nuk do të jetë në gjendje nesër për të parandaluar Kosovën dhe Shqipërinë, si dy shtete sovrane, që të bashkohen”, tha Jovanoviq. /Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...