“Krimeja është Rusi e Kosova është Serbi . Kjo nuk është vetëm parullë, ky është realitet juridik që duhet të respektohet”, ka deklaruar Aleksandar Çepurin, ambasador i Rusisë në Beograd. Për gazetën e Beogradit “politika” ai ka thënë se në kohë të fundit por bëhen paralele ndërmjet Kosovës dhe Krimesë, porse, ka shtuar ai, Krimeja dhe Kosova janë tregime krejtësisht të ndryshme.
Ka shtuar se Kosova është marrë nga Serbia përmes “puçit të NATO-s”. Ambasadori thotë se është e mundshme një kyçje më e madh e Rusisë në “problemin e Kosovës”, duke shtuar se kështu do të ndodhë nëse Serbia dëshiron. “Qëndrimi ynë mbete i pandryshuar, përkrahim vendimin që e merr populli serb për Kosovën”, ka thënë në fund Çepurin.