Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka folur për marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.
Sipas Ahmetit, marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, nga kryeministri maqedonas dhe homologu i tij grek.
Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë krerë të Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur Ahmeti.
Kreu i BDI-së ka thënë në T7 se emri i ri i Maqedonisë përfundimisht do të jetë Maqedonia e Veriut.
Ai ka treguar se ka pasur edhe opsione tjera për emrin e Maqedonisë, por që s’kanë qenë të pranueshme.