Shefja e misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Aleksandra Papadopoulou, tha sot se e konsideron të suksesshëm punën e këtij misioni, në një kohë kur po zvogëlohen operacionet e tij.
"Suksesi ynë më i madh është fakti se ne po largohemi gradualisht", tha Papadopoulou për agjencinë e lajmeve amerikane AP, në ditën kur skadon mandati ekzekutiv i EULEX-it.