I pari i Kishës Katolike në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji, u ka shërbyer kafe të gjithë udhëtarët në aeroplanin e linjës Frankfurt-Prishtinë, sot në mëngjes, për nder të festës së Bajramit.
Gjatë udhëtimit të kthimit për në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji i ka kërkuar ekuipazhit të aeroplanit leje për të përdorur pajisjet e komunikimit dhe nëpërmjet tyre ka uruar të gjithë udhëtarët, besimtarë të fesë islame, për festën e Bajramit të Madh.
“Të nderuar vëllezër e motra, me fat ju qoftë Bajrami. Më lejoni t’ju shpërblej të gjithëve me nga një kafe”, ka uruar Imzot Dodë Gjergji.
Gjesti i Imzot Gjergjit është duartrokitur nga udhëtarët. Kosova është e njohur për tolerancën dhe bashkëjetesën në mes të feve.