Sot pritet që Greqia dhe Maqedonia të nënshkruajnë marrëveshjen për emrin. Dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndësishme do të jetë ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e BE, Federika Mogerini, Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, si dhe zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh.
Mësohet se marrëveshja mes krerëve të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias do të nënshkruhet sot në orën 10:30 në Prespë.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, liderët e dy vendeve dhe delegacionet ndërkombëtare do të qëndrojnë edhe në anën maqedonase të Prespës.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Maqedonia do të njihet me emrin e ri, “Maqedonia Veriore”, emërtim ky që gjeti dakordësinë e të dy palëve.