Policia e Kosovës hedh poshtë lajmet e shpërndara për rrëmbimin e një gazetareje të RTSH-së në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se raportime të tilla nuk qëndrojnë dhe se dyshimet kanë qenë të bazuara në faktin se vetura e gazetares në fjalë ka qenë afër një vajze tjetër, e cila dyshohet se është rrëmbyer.
“S’ka të bëj me të fare, ka qenë një rrëmbim, një vajzë, janë ardhë e kanë marrë, ama ajo lidhet vetëm pse ka qenë një veturë e saj afër kemi dyshuar se mos është e saj mirëpo nuk ka të bëj fare me gazetaren në fjalë”, bëri të ditur Ahmeti.