Sot në Bruksel takimi Thaçi – Vuçiç, koha për finalen

Diel, 24 June 2018 08:08

Sot në Bruksel takimi Thaçi – Vuçiç, koha për finalen

Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun në nivel të lartë politik këtë të diel, me 24 qershor në Bruksel. Takimi është konfirmuar nga zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogherini. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen vetëm një ditë para takimit të Luksemburg, të ministrave të jashtëm të BE-së, kur pritet të miratojnë konkluzionet edhe për zgjerimin dhe procesin e stabilizim-asociimit.

Takimi i dy presidentëve në Bruksel, në fokus do të ketë diskutimin mbi marrëveshjet e arritura deri tani, zbatimin e tyre dhe hapat e mëtejmë drejt përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Thaçi: Koha për marrëveshje finale me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një konferencë për medie se ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë. "Qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtare është arritja e një marrëveshje finale të detyrueshme ligjore për të dyja palët - Kosovën dhe Serbinë. Jam i bindur se ka ardhur koha që pas bisedimeve që në një mënyrë apo tjetrën, të nënshkruhet një marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëpërmjet së cilës do të përfundonte raporti i dhimbshëm mbi 100-vjeçar ndërmjet dy vendeve. Kosova nuk duhet t'i frikësohet dialogut, e as epilogut të tij”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi kaherë ka bërë thirrje që Kosova ta krijojë grupin e unitetit për fazën finale të dialogut me Serbinë, ku do të përfshiheshin edhe përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile. Grupi i unitetit do të udhëhiqej nga vet Thaçi. Këtë thirrje e bëri edhe sot, duke thënë se formimi i ekipit gjithëpërfshirës nga Kosova, do ta bënte procesin "më kredibël dhe transparent".

"Jam i gatshëm të marr parasysh të gjithë propozimet që do të bëhen gjatë takimeve. Jam i sigurt se Kosova do të përfaqësohet në mënyrë të denjë dhe do të dalë me sukses nga ky proces. Dhe do të përfitojmë perspektivën evropiane. Ky proces nuk do të prodhojë humbës, ky proces do të jetë transparent. Thirrja ime që në delegacionin e Kosovës të përfshihen të gjithë akterët është thirrje institucionale. Nëse kjo do të ndodhë mbetet të shihet. Po ashtu edhe marrëveshja përfundimtare do të kalojë përmes institucioneve të vendit, në Kuvend. Deputetët janë ata që do të vendosin po ose jo”, tha presidenti Thaçi.

Opozita kundër idesë së Thaçit

Partitë politike opozitare e kundërshtojnë idenë e një grupi uniteti për bisedimet finale me Serbinë, ndërkaq e kundërshtojnë edhe idenë që presidenti Thaçi të jetë udhëheqës i këtij grupi. Duke ju përgjigjur kundërshtimit të opozitës, presidenti tha se "bisedat finale me Serbinë janë interes kombëtar”. "Nevoja për arritjen e kësaj marrëveshjeje i tejkalon mandatet tona politike të përkohshme. Shkon edhe përtej raporteve aktuale midis partive qeverisëse apo opozitare, duke i bërë të papërfillshme lidhjet afatshkurtëra në mes të politikanëve dhe partive në Kosovë. Mendoj se një gjë e tillë do ta bëjë këtë proces më transparent, shumë më të besueshëm dhe përfundimisht më të pranueshëm dhe të zbatueshëm në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare”, tha Thaçi.

Kosova dhe Serbia, nënshkruan në vitin 2013 një marrëveshje për normalizimin e raporteve. Që nga ajo kohë, janë nënshkruar mbi 30 marrëveshje për lehtësimin e jetës së qytetarëve, por disa nga to nuk janë zbatuar. Ndërsa marrëveshja gjithëpërfshirëse është e domosdoshme pr integrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE./DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...