Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i AAK-së, pa asnjë votë kundër, në Kuvendin e VIII zgjedhor të kësaj partie. Ai është zgjedhur me votim të hapur me propozimin e Ardian Gjinit, për arsye që ishte kandidati i vetëm për kryetar.Delegatët e miratuan këtë propozim dhe me të gjitha votat për e zgjodhën Haradinajn sërish kryetar, raporton Ekonomia Online. Haradinaj pas zgjedhjes kryetar tha se besimi i delegatëve është obligim i madh për të. Ai shtoi se nuk do të ndalet së punuari për të rritur AAK-në.“Është obligim i madh ky besim, ta ndihmojnë për ta rritur aleancën. Skam me u ndal, kam me punuar që ta rrisim aleancën bashkë”.Para mbajtjes së votimit, Haradinaj kërkoi që votimi të jetë i fshehtë, por nuk u përkrah nga delegatët. Këtu ai foli për planet e tij me AAK-në.“Nëse ka diçka që mendoj është atdheu dhe aleanca. Aleanca është të njerëzit, në diasporë dhe kudo që jemi ne. Kandidatura jem është serioze dhe kam menduar shumë, si tani në rrethana të re që kemi përgjegjësi në qeverinë nacionale. Ne nuk dëshirojmë të marrim nga ajo që s’është e jona, por besoj që rritja e aleancës është rritje e Kosovës”.“Në këtë drejtim nuk do të ndalem, kandidatura vjen me planin si me kaluar aleancën nga ajo që është sot më 11 deputetë dhe prin me qeverinë e komuna, si me krijuar një rrethanë nga e cila kuadri i aleancës vazhdon me marr përgjegjësi që është më i miri. Ky është projekt serioz”.“Për të pasur sukses duhet të jeni bashkë dhe për njëri-tjetrin. Xhaka e Shaqiri për me dhenë gol dikush ia ka pasuar topin. Ju lus të punojmë si ekip. Kushdo që ka një mundësi me ia hap një mundësi kolegut të vet të mos kursehet”.“Kemi punë para vetes si Kosovë, edhe liberalizmi i vizave që qytetari me qenë i lirë, me shumë zona ekonomike, por dhe me rritje të pagave, do të shkojmë me forcim të gjyqësorit, demokracisë. Duhet ta konsolidojmë aleancën edhe ne aspektin e resurseve sepse ka vuajtur në këtë aspekt. Në aspektin programor duhet të aftësojmë veten në anëtarësimin e partive politike në Evropë, do të shkojmë kah partitë të djathta”.“Ambiciet për me rrit aleancën janë serioze. Duke me i kryer shumë punë pas një kohe do t’i korrim rezultatet e këtyre punëve. Fakti që po kryejmë shumë punë na obligon t’i prezantojmë këto punë, duhet t’ia dëshmojmë qytetarët këtë punë. Është pak mundi me votuar një orë me votë të fshehtë, s’mendoj që është tepër vota e fshehte. Unë po ju lus, kisha preferuar që me ma jep besimin me votë të fshehtë, ju lus të ma jepni votën”.Në Kuvendin Zgjedhor është ndryshuar edhe statuti i AAK-së, ku mandati i kryetarit dhe kryesisë nga 3 vjet sa ka qenë deri më tash, është zgjatur në 4 vjet.