Të hënën dhe të martën është mbledhja e ministrave të jashtëm të BE kurse të enjten dhe të premten mbledhja e kryetarëve të shteteve anëtare të BE ku do të merret në shqyrtim, ndër të tjera, se çfarë do të bëhet me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Sipas një deklaratë për të shtyp të ministrit të jashtëm grek Niko Kotzias, gazeta greke Kathemirini shkruan:
Franca dhe Hollanda duket se kanë rezerva për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe do të refuzojnë kategorikisht hapjen e negociatave me Shqipërinë;
Në një letër të para disa ditëve, Gjermania dhe Luksemburgu kishin shprehur skepeticizmin e tyre për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, për shkak të progresit të pamjaftueshëm, por më vonë e kanë tërhequr letrën;
Parlamenti holandez ka votuar kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë kurse çështjen e Maqedonisë e kanë trajtuar veçmas, ndërkohë që deputetët gjermanë do të ishin dakord për hapjen e negociatave me Maqedoninë vetëm me kushte strikte;
Franca e ka refuzuar plotësisht hapjen e negociatave me Shqipërinë, kurse për Maqedoninë është shprehur se mjafton që ajo të bëhet anëtare e NATO-s.