Ivan Maksimovic’it, gazetar serb që jeton në Mitrovicën Veriore, i ka dalë problem me ligjin pasi ndaj tij është ngritur aktakuzë në Beograd.
Por Maksimovic ka një histori të veprimit të tij në Kosovë, që lidhet me militantizëm fetar dhe punon për mediumin nacionalist serb KIM novine, shkruan gazetametro.net.
E pikërisht veprimtaria e tij, po do ta çojë para drejtësisë serbe, pasi ky i fundit e ndërroi diskursin ndaj njerëzve që dikur i përkrahu.
Maksimoviç që dikur i dilte në krah Aleksandar Vuçiç e partive serbe, madje dhe atyre nacionaliste, kohëve të fundit u la anash nga krerët serbë. Ky i fundit duket se nuk e ka duruar këtë neglizhencë, dhe menjëherë ka nisur të thumbojë dhe kritikojë ashpër presidentin serb dhe partitë serbe në Kosovë si SNS dhe Lista Serbe.
Gazetari serb shkruajti para disa kohësh rreth Vucic’it, duke titulluar “A ekziston për Vucicin zgjidhje tjetër përveç fishekut”. Ky artikull dhe të tjerë të ngjashëm, nuk i pëlqyen Aleksandar Vucic dhe partive serbe të Kosovës, të cilët nisën ‘luftën’ ndaj gazetarit nacionalist.
Kështu, kjo u bë arsye pse organi serb i akuzës ngriti aktakuzë ndaj tij për cënim të sigurisë, duke cituar fjalët e gazetarit në këtë artikull.
Sidoqoftë, ngritja e aktakuzës serbe ndaj një serbi me shtetësi kosovare, është bërë temë edhe në Kosovë. Dikush po e konsideron si vazhdë e qasjes së mohimit të shtetësisë kosovare nga shteti serb, pasi nuk erdhi asnjë kërkesë nga shteti serb në drejtim të atij kosovar për ekstradimin e gazetarit.