Në Kosovë pritet lajm pozitiv për vizat

Tuesday, 26 June 2018 15:27

Kosova ka gjasa të merr rekomandim pozitiv për vizat, por pengesë për këtë mund te jenë disa shtete të Zonës Shengen, përfshirë këtu edhe Spanjën. Kështu thuhet në raportin: “Rruga e gjatë e Kosovës për udhëtimin pa viza”, të publikuar nga Grupi Ballkanik i Politikave, pak ditë para se Komisioni Evropian të nxjerrë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Po behet një dekadë që kur heqja e vizave iu premtua qytetarëve të Kosovës, por megjithëkëtë kosovarët vazhdojnë të presin me muaj të tërë për t’u pajisur me viza.

Pikërisht për vizat, pak ditë para se Komisioni Evropian të nxjerrë rekomandimin për Kosovën, Grupit Ballkanik i Politikave, ka publikuar raportin: “Rruga e gjatë e Kosovës për udhëtimin pa viza”, në të cilin flitet edhe për rekomandimin të cili vendi do të merr këto ditë.

Për këtë, për Radio Kosovën flet Naim Rashiti; “Në fund të këtij  muaji ose në fillim të muajit tjetër do të ketë një rekomandim, besoj pozitiv. Vonesat në raste të tilla nuk japin sinjale të mira, pasi që gjithmonë Komisioni Evropian, provon të konsultohet me shtetet anëtare, për dhënien e opinionit. Pra, nëse rekomandimi vonohet,  mund të mos kemi lajme të mira”, tha ai.

Sipas Rashitit, Kosova edhe nëse merr rekomandim pozitiv për vizat, mund të ketë pengesa. Ai përmend disa nga shtetet të cilat sipas tij kanë shpreh skepticizem në lidhje me këtë proces.

"Franca është në tërësi skeptike ndaj zgjerimit. Belgjika po ashtu si Franca, ka problem me azilkërkues dhe Holanda e cila ka një qëndrim shumë radikal për zgjerimin, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, pohoi ai.

Sipas Rashitit pengesa mund të sjellë edhe Spanja, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Drejtori i Grupit Ballkanik Politikave, thekson se pritjet janë që në fund të këtij viti ose edhe në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm të merret vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai shton se nëse nuk ndodhë kështu, atëherë Kosova mund të mos merr liberalizimin e vizave edhe vitin e ardhshëm, pasi që në pranverën e vitit 2019, organizohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...