Kuvendi i Maqedonisë do të votojë sërish marrëveshjen për emrin

Tuesday, 26 June 2018 16:04

Në Kuvendin e Maqedonisë sot është dorëzuar vendimi i presidentit Gjorge Ivanov, me të cilën ai informon se nuk do ta nënshkruajë dekretin për marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një afat prej 30 ditësh nga votimi i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes duhet ta vendosë përsëri në votim në seancë plenare.

Pasi Xhaferi ta shqyrtojë vendimin që ka dorëzuar Presidenti Ivanov, dhe sipas aktiviteteve të planifikuara në Kuvend edhe të deputetëve, do të caktojë seancën. Por, paralajmërohet se ajo pritet të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme dhe se kryetari i Kuvendit nuk do ta presë afatin e fundit apo 20 korrikun.

Ndërkohë, presidenti Gjorge Ivanov ka marrë vendim që të mos nënshkruajë Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes me Greqinë, dhe me këtë edhe të tejkalimit të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të bashkuara, me qëllim ndalimin e përdorimit të Marrëveshjes së përkohshme që daton nga viti 1995.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...