Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një sfidë shumë e madhe e Kosovës. Derisa pala serbe vazhdimisht po insiston se e njëjta të formohet sipas marrëveshjes së Brukselit, ku do të ketë edhe kompetenca ekzekutive, Qeveria thekson se bashkësia e këtyre komunave do të ndodhë vetëm sipas vendimit Kushtetueses. Por në konkluzionet e Këshillit të BE-së, thuhet se formimi i saj parashihet sipas marrëveshje së vitit 2015, që u interpretua si kërkesë për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.
Brukseli zyrtar i ka caktuar afat palës kosovare që deri më katër gusht ta hartojnë statutin e Asociacioni të komunave serbe.
Qeveria e Kosovës thekson se ky Asociacion do të themelohet vetëm qysh edhe ka vendosur Kushtetuesja.
“Delegacioni i Kosovës, për bisedimet teknike me Serbinë, i kryesuar nga Z. Avni Arifi me 18 Qershor 2018 ka qenë në Bruksel për të prezantuar para vendeve anëtare të BE-së. Në këtë takim, në mënyrë specifike para këtyre vendeve, BE e ka bërë të qartë që, Asociacioni do të formohet konform Kushtetutës së Kosovës dhe pa kompetenca ekzekutive”, kanë bërë të ditur nga Ekzekutivi kosovar.