Ministri grek i mbrojtjes Panos Kammenos ka deklaruar se do të bllokojë marrëveshjen Athinë- Shkup.
“Marrëveshja është e keqe, nuk e pranoj dhe do të përpiqem ta bllokoj”, është shprehur Kammenos.
Në një konferencë për shtyp mëngjesin e të martës ministri tha: “Kur marrëveshja të vijë në parlamentin grek do të shkoj te presidenti i Republikës t’i bëj të ditur se largohem nga qeveria”.