Për Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dita e sotme shënon 50-të vjetorin e ditëlindjes së tij. Sigurisht nuk kanë munguar urimet e shumta por ai më i spikaturi është urimi i bashkëshortes Anita. Kjo ditë është tepër e veçantë për çiftin Haradinaj pasi festojnë edhe15 vjetorin e martesës.
Urimi i Anitës për Ramushin
“Historitë tona vështirë se mund t’i kuptosh nëse nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashkë dhe sot festojmë dy festa, sot kur ne jemi më shumë se familje, më shumë se të dashur, më shume se çift, sot jemi unë, ti dhe tre fëmijë!!! Sot në mos asgjë përfaqësojmë shumë dashuri brenda botës tonë të vogël me të mirat dhe të këqijat që dashuria i ngërthen në vete!!!
Gëzuar Ramush Haradinaj!! Të duam shumë Gjini, Hana, Trimi e unë edhe ma shumë!!!
P.s vazhdoj me mendu që jom ende dhurata ma e mirë që najherë e ke marrë për ditëlindje!! Përveç ditëlindjes, Gëzuar edhe 15 vjet martesë (vështirë boll ama punë qefi burrë).