Gjuriç provokon sërish: Kosova është e Serbisë

Tuesday, 03 July 2018 14:37

Për drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tashmë i njohur për retorikën e tij nacionaliste serbe, ndërsa nuk janë të pakta rastet kur provokon me deklaratat. Kështu në një prononcim për TV Prva ai tha: “nuk përbën lajm nëse Prishtina nuk respekton ndonjë marrëveshje, por do të ishte lajm nëse ndodhë ta respektojë ndonjë”.

“Kur fyejnë, përdorin retorikë provuese, flasin për njëfarë territori që nuk e kanë, nuk përbën kurrfarë lajmi”, është shprehur ai dhe ka shtuar se “Kosova dhe Metohia është territor i Serbisë sipas Kushtetutës sonë dhe sipas Rezolutës 1244”. Mes të tjerash ai tha se nuk do ta këshillonte askënd që t’u besojë premtimeve të Prishtinës.

Gjuriç po ashtu tha se shqiptarët në Prishtinë kanë mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve perëndimore kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, siç Serbia e ka për detyrë të përmirësojë pozitën ndërkombëtare të Serbisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...