Sekuestrohen kokainë dhe mijëra euro, arrestohet çifti shqiptar në Itali

E mërkurë, 04 July 2018 21:48

E enjtja do të jetë dita kundër arrogancës së qeverisë në vendimin e saj për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Parlamenti ka futur për votim në seancën e të enjtes me procedure të përshpejtuar projekligjin më të turpshëm në historinë e parlamentarizmit. Ky projektligj parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, i cili është pjesë e ansamblit historik monumental të qendrës së Tiranës dhe symbol i identitetit kombëtar, si edhe kalimin e mbi 8000 m2 truall publik në pronësi të firmës Fusha.shpk e cila autorizohet të ndërtojë aty kulla shumëkatëshe.

Dhe për të mos e lejuar Ramën që ta çojë deri në fund dëshirën 20 vjeçare për ta gllabëruar truallin e teatrit, artistët kanë ftuar qytetarët që të bashkohen në orën 10.00 përpara parlamentit.

Artistët dhe qytetarët kanë 28 ditë të pandërprera që kundërshtojnë projektligjin, ndërsa kanë iniciuar edhe një peticion, të cilën e kanë firmosur deri më tani me mijëra qytetarë dhe mbështetës së artit.

E enjtja do të jetë dita finale e rezistencës. Ajo do të përqendrohet si jashtë parlamentit ku pritet të mblidhet një numër i madh qytetarësh, ashtu edhe brenda sallës së parlamentit.

Opozita i është bashkuar zyrtarisht artistëve dhe u ka premtuar se do të bëjë çdo gjë që ta ndalojë qeverinë.

Kryedemokrati Lulzim Basha premtoi gjatë protestës së artistëve se me forcën që i jep ligji do të bëjë përpjekje për të ndalur shembjen e Teatrit. Sipas tij, opozita do ti drejtohet presidentit nëse mazhoranca do ta miratojë me forcën e kartonëve.

E nëse Rama nuk do të ndalet, thirrje do ti bëhet edhe ndërkombëtarëve.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 21:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...