Raportimet se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë do të përfshihen edhe shtete tjera të mëdha, po i mohon ambasadori gjerman në Beograd, Axel Ditman.
Ditman i cili pas tri vitesh qëndrimi në Serbi, tash do ta marrë funskionin e zv/shefit të deparmatentit për çështje evropiane në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.
Në një konferencë para gazetarëve, Ditman është shprehur optimist se së shpejti do të arrihet një marrëeshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.
“Gjermania beson në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Është e rëndësishmë për njerëzit në Kosovë e Serbi që të arrihet paqe. Marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen”, deklaroi ambasadori gjerman.
Ditman mohoi se Gjermania do të përfshihet ën dialog. Ai theksoi se negociatat duhet të përfundojnë nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.
“Nuk ka asnjë arsye që të vihet në pikëpyetje se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë nën patronazhin e BE-së dhe me ndërmjetësimin e Mogherinit”, deklaroi Ditman.
Por ky i fundit u shpreh se rruga evropiane e Kosovës dhe e Serbisë varet edhe nga faktorë tjerë.
Vlerësoi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet dy shteteve është vetëm njëra nga kushtet.
“Kjo është vetëm një nga pikat në rrugën drejt Be-së, e cila e ka bërë të qartë se nuk dëshiron konflikte. Pika qendrore tjera është edhe sundimi i ligjit”, përfundoi Axel Ditman.
Mediat serbe ditë më parë kishin raportuar se Gjermania është e pakënaqur me rrjedhën e dialogut.
Madje ishte thënë se Berlini do ta dërgojë një emisar në dialogun Kosovë-Serbi.