Maqedoni/ Marrëveshja për emrin, opozita zhvillon protestën e dytë

Hënë, 09 July 2018 08:19

Dje u zhvillua marshi i dytë protestues i VMRO DPMNE-së. Pas Manastirit, opozita vazhdoi protestat në qytetin e Strumicës. Lideri i partisë opozitare, Hristian Mickovski, sikur edhe në Manastir para 20 ditëve, nuk përmendi asgjë lidhur me atë se si do të pozicionohet opozita në referendumin që pritet të mbahet në vjeshte sa i përket marrëveshjes për emrin me Greqinë.

 

 

Megjithatë, risi në fjalimin e tij para qytetarëve të Strumicës ishte kërkesa që të amnistohen të gjithë të akuzuarit për pushtimin me dhunë të Kuvendit më 27 prill. Ndjekjet politike, sipas liderit opozitar, janë bërë që të frikësohet populli ndërsa të akuzuarit kanë qenë paralajmërim për të gjithë të tjerët.

“VMRO DPMNE, vëllezër dhe motra, sot janë pesë deputetë që ngarkohen për diçka që nuk e kanë bërë gjegjësisht ngarkohen për terrorizëm. Asnjëherë mos mendoni se i kam harruar ata vëllezër dhe motrat që tani janë nëpër burgje dhe që janë pjesë e kësaj fushate politike kundër çdo maqedonasi që mendon lirshëm. Për këtë apeloj, nevojitet amnisti për personat e ngjarjeve të 27 prillit, për shkak se patjetër të vazhdojmë përpara. Nuk mund të ecim përpara nëse jetojmë në të kaluarën dhe kjo është ajo për të cilën do të luftojmë”– deklaroi Hristian Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Mickoski foli edhe për Marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë. Ai tha se kryeministri Zoran Zaev në intervistat për mediat greke mundohet t’i bindë nacionalistët grekë se marrëveshja është e mirë, ndërsa identiteti është ndjenjë individuale. Sipas Mickoskit, Zaevi është brengosur më shumë për interesat grekë sesa për ato maqedonase. Qeveria ka punuar në lëkundjen e vetëbesimit të maqedonasve.

“Duan të hamendesoni, të jeni të pavendosur, të jeni të nënshtruar, për shkak se kur do t’ju thonë maqedonas të veriut, të thoni mirë. Nuk është mirë, kur mund të jetë ndryshe, ndonëse mundej vëllezër dhe motra dhe doemos është dashur të jetë më ndryshe”– theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, njofton Alsat M.

Mickoski u përqendrua edhe në, siç u shpreh, gjendjen katatrofale ekonomike që pushteti ka dashur ta paraqesë si sukses. Qytetarët qenkan gjithnjë e më të varfër me kuleta boshe, përkundër bindjeve të pushtetit. Lideri i opozitës e lokalizoi dështimin edhe në bujqësinë. Bëri të ditur se qytetarët që e kanë mbështetur LSDM-në në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk kanë votuar për zero rritje të ekonomisë, dygjuhësi dhe shitjen e emrit.

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 08:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...