italiane, pasi janë kapur me një sasi droge dhe u janë gjetur edhe mijëra euro.
Arrestimet janë bërë në Milano, ku në pranga janë vënë dy shpërndarësit shqiptarë të drogave.
Bëhet fjalë për Leonard Zefin, 36 vjeç dhe Aleksandër Kolajn, 34 vjeç të cilët shisnin kokainë e marijuanë.
Bazën e tyre ata e kishin vendosur në rrugën ‘Marcona’. Nëse nuk takoheshin në shtëpi, shitësit e drogës dhe klientët takoheshin në lagjen aty pranë.
Pas arrestimit, policia u ka sekuestruar atyre një shumë prej 1500 eurosh dhe një sasi droge prej 1 kilogramë e 500 gramë e llojeve të ndryshme.