Komisioni Evropian dhe Maqedonia arritën sot një marrëveshje që do t’i mundësojë rojeve kufitare evropiane për të ndërhyrë në territorin maqedonas në rast fluksi migrator drejt BE-së.
Kjo marrëveshje hap rrugën për misione të përbashkëta me Agjencinë Evropiane të rojeve kufitare dhe rojeve bregdetare (emri i ri i Frontex), përfshirë këtu edhe në këtë shtet të Ballkanit, u shpreh ekzekutivi evropian, raporton ATSH.
BE-ja ka nënshkruar tashmë një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë dhe shpreson të arrijë një të tillë me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën në kuadër të mandatit të përforcuar të agjencisë së saj përgjegjëse për kufijtë e jashtëm