Hashim Thaçi falënderon institucionet e sundimit të ligjit

E Enjte, 19 July 2018 17:57

Pas kthimit nga Brukseli presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur përfaqësuesit e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, të cilët i ka falënderuar për kontributin e dhënë në plotësimin e plotë të kritereve për liberalizimin e vizave.

“Të gjitha institucionet, të drejtësisë, të rendit e ligjit, kanë punuar me përkushtimin dhe profesionalizmin më të lartë për të plotësuar të gjitha kriteret që kishte vënë BE-ja si kushte për liberalizim të vizave”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “institucionet e Kosovës, qytetarët e Kosovës, janë mirënjohës për këtë angazhim”.

Komisioneri i BE-së për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi në Komisionin Evropian, Dimitris Avramopoulos, të mërkurën, në një konferencë të përbashkët me presidentin Thaçi në Bruksel, u shpreh se Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, duke i hapur rrugë miratimit të vendimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidenti Thaçi pohoi se ky vendim është sukses i reformave dhe i përkushtimit të institucioneve të Kosovës për të plotësuar të gjitha kushtet dhe e cilësoi si vendim meritor. Në këtë takim ishin prezentë kryetari i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, si dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Përfaqësuesit e institucioneve të sundimit të ligjit theksuan se përkushtimi i tyre për të forcuar sundimin e ligjit do të vazhdojë edhe pas liberalizimit të vizave, në interes të qytetarëve të Kosovës dhe të perspektivës evropiane.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...