Haradinaj: Ndarja e territoreve për mua është luftë! 

Premte, 20 July 2018 09:07

Kryeministri Ramush Haradinaj pasi ka dalë kundër idesë së Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh me Serbinë, ka dhënë edhe një paralajmërim të frikshëm.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se prekja e territorit për të nënkupton luftë.

“Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik me fol për ndarje…”, deklaroi Haradinaj, teksa debatonte për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Sipas tij, kushdo që përmend ndarje do me i sjellë një tragjedi Ballkanit.

 “Nuk është mirë me përmend ndarje. Kushdo që e përmend ndarjen, për çfarëdo arsye, e ka gabim, do me i sjellë një tragjedi Ballkanit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeministri Haradinaj tha se në këto rrethana nuk ka as ndarje as shkëmbim territoresh, pasi situata rrezikohet.

“Nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim territoresh, lëvizje kufijsh, është rrezik, nuk bëhet në këto rrethana”, ka thënë ndër të tjerash i pari i qeverisë së Kosovës..

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 09:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...