Mesazhi prekës i babait nga Rahoveci i cili humbi djalin në pishinën e shtëpisë

E mërkurë, 25 July 2018 07:52

Një trevjeçar me inicialet V.H. ka humbur dje jetën në një pishinë të improvizuar në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Sipas Policisë, dje në orën 10:15 stacioni policor në Rahovec ka marrë informatën për një fëmijë pa shenja jete, me ç’rast patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Viktima menjëherë është dërguar nga familjarët në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë u kthehet familjarëve.

Por është babai i fëmijës që nuk po mundet assesi ta përballojë dhimbjen për humbjen e të birit. 

Ky është mesazh i i tij prekës....