Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në ceremoninë mortore për veprimtarin Adem Demaçi, ka thënë se ai qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët.
"Jeta jote ishte luftë dhe këtë luftë e fitove. Do të mbetesh përjetë Adem Demaçi shqiptar. Sot fjalët bac janë të paketa për ty, dhimbja është sa një mal", tha ai.
Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se baca Adem Demaçi ishte patriot si të tjerët por i veçantë me veprën e tij.
“Ishe i vetëm për të drejtën e plotë, kur të tjerët ju gëzuan lirisë së pjesshme, ty të mundonte robëria e pjesshme. Ti dhe nga liria jote më shumë se të gjithë ne për së gjalli”, tha Haradinaj.