KUJDES/Si po qarkullojnë paratë e falsifikuara në Kosovë

Hënë, 30 July 2018 09:13

Vetëm brenda gjashtë muajve të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar mbi 250 raste të parave të falsifikuara, derisa në vitin e kaluar të raportuara kanë qenë afro 800 raste.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në një rast në vitin 2017 ishin konfiskuar mbi 2 milionë euro para të falsifikuara.
Për sa u përket masave kundër falsifikimit, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet për avancimin e raportimit të parave të gatshme të dyshuara si false.
Kushtrim Ahmeti zëdhënës në BQK në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se lufta kundër parasë së falsifikuar është një aktivitet i përditshëm i të gjitha institucioneve përgjegjëse, duke përfshirë këtu edhe institucionet financiare të licencuara nga Banka Qendrore që veprojnë në Kosovë.
“Bazuar nga raportet e pranuara nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, në vitin 2017 kemi pasur një rritje prej 89 për qind të numrit të parave të falsifikuara të tërhequra nga qarkullimi. Numri i këtyre kartëmonedhave ishte 1,557, kurse shuma e tyre ishte mbi 100 mijë euro”, thotë Ahmeti.
Ai shton se pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave janë konfiskuar nga institucionet financiare gjatë aktivitetit të tyre të rregullt. Ndërsa, sipas tij, kartëmonedha më e falsifikuar në vitin 2017 kanë qenë kartëmonedha e denominimit prej 100 euro.
“Për dallim nga vitet paraprake, ku kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë kartëmonedha në prerje prej 50 euro dhe 20 euro, gjatë vitit 2017 kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë kartëmonedhat në prerje prej 100 euro dhe 50 euro. Denominimet në vlerë prej 20 euro përbënin rreth 13 për qind të gjithë numrit të kartëmonedhave të falsifikuara gjatë vitit 2017. Pjesa tjetër e denominimeve ishin kryesisht të denominimeve prej 10 euro dhe5 euro”, bënë të ditur Ahmeti.
Sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës kartëmonedhat dhe monedhat e paraqitura tek institucionet financiare, që dyshohen të jenë false, duhet të nxirren nga qarkullimi dhe menjëherë t’u dërgohen autoriteteve të caktuara.
Ndërkohë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, vënia e parave të falsifikuara në qarkullim ka efekte negative në ekonominë e një vendi.
Por, për t’i ikur parave të falsifikuara, eksperti i çështjeve financiare Milazim Abazi thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët duhet të reduktojnë transaksionet me para të gatshme dhe çdo gjë të bëhet përmes kartelave bankare.
“Parat e falsifikuara në treg krijojnë pasiguri të qytetarët dhe gjithsesi se është e dëmshme për ekonomin e një vendi. Kjo duhet të vetëdijësojë qytetarët që sa më pak të përdorin parat cash dhe të përdorin mjetet tjera të pagesës, siç janë kartelat bankare. Kjo është e mirë e shumëfishtë dhe është më e sigurt dhe ndihmon në luftimin e informalitetit dhe krimit që bëhet përmes parave”, thotë Abazi.
Ndryshe, që nga janari i vitit 2012, Kosova kishte konvertuar valutën nga valuta gjermane marka në valutën euro.
Në atë kohë Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Policinë bën angazhime të veçanta në fushën e edukimit dhe luftimit të parave falso, si dhe themeluan Komitetin kombëtar për luftimin e parave falso.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...