Policia Italiane, në mënyrë të përsëritur ka bllokuar një sasi të konsiderueshme droge, ku të implikuar, nuk mungojnë as shqiptarët.
Sasia më e fundit e drogës së bllokuar llogaritet në rreth 500 kg marijaunë, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre edhe një shqiptar.
Ajo është kapur në brigjet e Salenos. Marijuana u gjet në një barkë peshkimi në Frigole, në zonën e Leccese.
Ndonëse trafikantët tentuan që t’i shmangeshit syrit të policisë, ata nuk ia dolën. Ndërkohë, të arrestuarit janë dy vëllezër, 29 dhe 38 vjeç nga Surbo, një 40-vjeçar nga Trepuzzi si dhe 32-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Arsen Xhaferi.
Gjatë kontrollit të agjentëve të policisë, u pikas barka, e cila ishte 6 metra e gjatë, ndërsa brenda saj kishte edhe pajisje peshkimi.
Gomonia e cila transportohej me pick up shoqërohej nga një makinë tip “Fiat multipla” në të cilën udhëtonin shqiptari Arsen Xhaferri me precedent penal për emigracion klandestinë dhe dy italianët Cristian e Michele Cito të njohur nga policia italiane.
Për ti shpëtuar kontrollit të forcave të rendit të arrestuarit kishin ngarkuar në bordin e gomones instrumente peshkimi duke transportuar mjetin lundrues e lëndën narkotike në mes të ditës dhe duke u përfshirë me masën e gjerë të pushuesve që këtë ëeekend populluan plazhet e Puglias.
Pas kontrollit në gomonen e gjatë rreth 7 metra u gjetën 502 kg marijuanë.
Në pranga u vu dhe drejtuesi i pick up Mitsubishi Vicenzo Pulli 40 vjeç. Në automjetin që ai drejtonte u gjet një pistoletë ruse Tokarev.
Gomonia me drogë kishte mbërritur në Puglia nga Shqipëria vetëm pak orë më parë. Shqiptari 32-vjeçar, Arsen Xhaferri, i kishte ende rrobat e lagura në trup.
Marijuana ishte e konfeksionuar hermetikisht në thasë me simbole të ndryshme. Sipas Financës italiane llogaritet që droga e sekuestruar të kapte vlerën e 600 mijë euro.