KFOR-i turk, si investitor i rrugës nga Kompleksi Memorial i Reçakut deri te “Kulla e Lirisë” në Shtime, e ka vendosur një tabelë informuese për ndërtimin e kësaj rruge, që përbën skandal.
Gjuha shqipe, si gjuhë e parë zyrtare me Kushtetutë, është vënë në radhë të fundit, gjegjësisht të katërt, në tabelën informuese për ndërtimin e kësaj rruge në komunën e Shtimes, shkruan Gazeta Express.
Tabela që tregon se rruga në fjalë është me gjatësi prej 1.5 kilometra është ndërtuar nga ana e KFOR-it turk në Kosovë dhe është e hapur për përdorim me datën 26 korrik 2018, fillimisht shkruan në gjuhën turke.
Më pas, e njëjta gjë është e shkruar në gjuhën serbe dhe angleze. E tek në fund në shqip, raporton Gazeta Express. Pa marrë parasysh këtë, të hënën, në prerjen e shiritit të këtij investimi të KFOR-it turk bashkë me kolonelin Cem Sinan Barım, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit komunalë në Shtime dhe pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.