Moti nuk po bashkëpunonte me Jaimie Monahan në mëngjesin e vikendit të fundit. Kishte rënë shumë shi një natë më herët, duke bërë që era dhe valët të ishin shumë të forta gjatë lindjes së diellit kur ajo kishte planifikuar të notonte 15 kilometra: nga ura e Brooklynit deri tek Ishulli Coney.
Edhe pse kushtet në Gjirin e New Yorkut dhe në Oqeanin Atlantik u qetësuan pas lindjes së diellit, Monahan kishte humbur mundësinë e saj për të stërvitur për "Rose Pitonof Swim", garë rraskapitëse prej 30 kilometrave në fund të këtij muaji. Në vend të kësaj stërvitjeje, ajo ndoqi një sesion të mëngjesit në yoga në plazhin Brighton.
“Pavarësisht nëse uji është i trazuar, i nxehtë apo i ftohtë, ndikon në notimin në ambient të hapur. Është e pamundur të mos ketë ndikim”, thotë ajo.
38-vjeçarja ka regjistruar mbi 75 ngjarje të mëdha të notit gjatë këtyre dhjetë vjetëve, në ujë në ambient të hapur dhe në ujëra të ftohta, e rrethuar nga akulli...